Ora News – Reforma e drejtësisë në art, Marubi shfaq filmin për politikën
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çdo të enjte një fushë debati, salla e seancave plenare është shndëruar në një kinema ku është shfaqur një film që ka lidhje me temën e ditës dhe që është reforma në drejtësi. Duke marë shkas nga ky mesazh, kreu i Kuvendit u shpreh i bindur për nevojën e konsensusit, ndërsa vetë njerëzit e drejtësisë e përkthyen mesazhin se vendi ka më shumë nevojë për zbatimin e ligjeve.
Salla e Kuvendit këtë herë nuk ishte një arenë debati si çdo të enjte, por u shndërrua në një kinema artistiko-kulturore ku u shfaq një film për refomën në drejtësi, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.
Duke iu referuar subjektit të filmit, kryeparlamentari Meta shprehu besim se reforma në drejtësi do të ketë një zbatim sa më të suksesshëm edhe në vendin tone.
Meta: Shpresoj që të jetë më e lehtë për të gjithë ata shqiptarë që kanë studiuar gjatë këtyre 26 viteve në Britani, SHBA, Evropë dhe kudo, për drejtësi dhe fusha të tjera, për të realizuar ato ëndrra dhe aspirata që ato kanë falë një kulture dhe edukimi të niveleve më të larta që kanë përfituar në vendin tonë dhe kjo do të ishte një shpresë e madhe që edhe kjo reformë, për të cilën aq shumë ende vazhdojmë të diskutojmë të ketë një zbatim sa më të suksesshëm.
Në vendet e deputetëve ishin ulur përfaqësues të shkollës së magjistraturës, juristë e prokurorë të cilët diskutuan në forumin e organizuar enkas për reformën në drejtësi në vendin tonë.
Për kreun e shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, secili duhet të ketë një motiv në zbatimin e ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/re....forma-e-drejtesise-n