Meta fajëson politikën për urrejtje
Pas situatës së tensionuar politike, kreu i parlamentit, Ilir Meta u bën thirrje të gjitha forcave që të zbutin tonet konfliktuale. Gjatë fjalës së tij në Konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë Numër 1 në kryeqytet, Meta e ka cilësuar si të papranueshëm urrjetjen që ekziston në vend.

Faji për këtë situatë sipas Metës vjen nga liderët dhe jo nga shoqëria.

?Pas 26 vjetësh gjithë kjo urrejtje është një gjë e papranueshme sepse është një konflikt aq artificial që vjen nga lart, që nuk vjen nga poshtë, nga shoqëria e cila kërkon ekuilibër, e cila kërkon zgjidhje të problemeve e jo konflikte?.

Ilir Meta cilësoi partinë e tij si një lëvizje, e cila është pro zgjidhjes së konfliteve dhe si kontribuese kryesore në stabilitetin politik të vendit.

Tv Klan