Ora News - Lu nuk komenton politikën: Vendi ka nevojë për të rinjtë
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori Donald Lu zgjodhi të mos komentoje situatën e tensionuar politike. Në Panairin e Arsimit ai u bëri thirrje të rinjve që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit që të rikthehen e të kontribuojnë për Shqipërinë.

Ndërkohë që opozita protestonte për largimin e Ministrit Fatmir Xhafaj, Ambasadori Amerikan Donald Lu u shfaq pranë të rinjve në panairin e arsimit. Për politikën nuk kishte asnjë koment, ndërsa brezit të ri i bëri thirrje që edhe nëse largohen nga Shqipëria për studime të rikthehen dhe të kontribuojnë për vendin.

Lu: Ne duam që të gjithë të rinjtë shqiptarë të kenë mundësi për të studiuar në Shqipëri ose vende të tjera, përfshi këtu edhe Amerikën por ne duam që ju të ktheheni sërish këtu, vendi juaj ka nevojë për ju dhe është me shumë rëndësi që të vini në zbatim cfarë këni mësuar, aftësitë dhe talentin tuaj, pra të kontribuoni për Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lu-n....uk-komenton-politike