'Shtëpia e Alfabetit' përplasë politikën
Shtëpia e Alfabetit ka përplasur sot politikën. Partitë më të mëdha shqiptare BDI e PDSH, kanë shkëmbyer akuza dhe kundër akuza të ndërlidhura me këtë monument historik të shqiptarëve. Opozita fajëson për neglizhencë partinë në pushtet, nën pretekstin se ka lënë në haresë një monument kaq të rëndësishëm për shqiptarët siç është Shtëpia e Alfabetit. Deputeti i PDSH-së Bekim Qoku madje akuzoi për nepotizëm.

"Në atë muze janë të punësuar 7 persona katër prej të cilëve janë të së njëjtës familje dhe është një maqedonas, imagjinoni një shqiptarë në muzeun e VMRO-s", deklaroi Bekim Qoku, deputet i PDSH-së.

Qoku ka vizituar personalisht vetë muzeun e alfabetit dhe ka konstatuar se ky monument historik është në gjendje të mjerueshme. Kundërpërgjigjen nga BDI duke hedhur poshtë akuzat dhe duke theksuar se Muzeu funksionon dhe se janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e tij nga sulmet vandale. Deputeti i BDI-së Behixhudin Shehapi madje tha se së shpejti do të vendosen edhe kamera të sigurisë, si masë për parandalimin e vandalizmit.

"Ai objekt kish filluar të rrënohet, fasada në disa pjesë të shtëpisë kish rënë poshtë, kishte gjurmë të grafiteve antishqiptare ku shkruhej vdekje shqiptarëve ato vetëm se ishin zhgaravit nga pak por nuk ishin shlyer krejtësisht. Muzeun unë e gjeta mbyllur, në ora 12 muzeu nuk ishte hapur, unë nuk e di pse ankohet ditët e fundit që i ka rënë numri i vizitorëve kur vetë e mban mbyllur atë muze, pastaj problem tjetër është gjetja nga ana e shtetit dhe forcave policore të rendit, të vandalëve, kjo nuk tregon asnjë rezultat deri tani, nuk kemi asnjë autor të këtyre vandalizmave. Unë këtë e lexoj si inkurajim të mëtutjeshëm që të vandalizojnë edhe më tutje", tha Bekim Qoku, deputet i PDSH-së.

"Muzeu po funksionon, nuk ka asnjë pengesë për funksionimin e muzeut, por janë konstatuar dëme, riparimi është bërë javën e kaluar gjithashtu janë identifikuar të gjithë ata ekzekutorët që kanë shkaktuar dëm në Muzeun e alfabetit. Qeveria, përkatësisht ministria kulturës ka një projekt për instalimin e kamerave në këtë institucion të rëndësishëm, punohet në atë drejtim dhe kjo në masë të madhe do të ndikoj në mbrojtjen e këtij institucioni aq të rëndësishëm për ne", deklaroi Behixhudin Shehapi, deputet i BDI-së.

Shtëpia e Alfabeti në Manastir disa herë ka qenë një shënjestër të vandalëve duke thyer dyer, dritare dhe vitrinat me dokumentacionin e Muzeut. Bedri RExhallari