Up next

Ora News – Meta mesazh për politikën: Të jetë në shërbim të qytetarëve

0 Views
Makestube
17
Published on 08/25/22 / In News Channel

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

"Me bashkim dhe bashkëpunim e mposhtim ndarjen dhe përçarjen". Ka qenë kjo fjala e Papa Françeskut në Ditën Botërore të Paqes, që mblodhi bashkë nunciaturën apostilike në Shqipëri si dhe presidentin Ilir Meta, në aktivitetin ?Politika e mirë është në shërbim të paqes.

Presidenti u shpreh se mesazhet e Papa Françeskut janë detyrim kombëtar, duke nënvizuar edhe rëndësinë e dialogut mes qeverisë dhe opozitës në Kuvend, në shoqëri, në komunitet e në familje.

Ilir Meta: Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast dhe duhet të kërkojmë me forcë që politika dhe politikanët të jenë në shërbim të qytetarëve, interesave publike dhe familjeve të tyre, t?i shërbejnë mirësisë, paqes dhe zhvillimit dhe jo anasjelltas, duke u kthyer nga ?shërbëtorë?, në ?zotër? të jetës, fatit, mirëqenies dhe të ardhmes së qytetarëve.

Meqenëse jemi në fillim të këtij viti, por edhe të sesionit të ri parlamentar, mbështes plotësisht mesazhin e Imzot Frendos për rëndësinë e dialogut dhe të bashkëpunimit në interesin më të mirë e kombëtar, jo vetëm midis qeverisë dhe opozitës, por edhe për më shumë dialog kudo, në Kuvend, në shoqëri, në komunitet e në familje. Vetëm kështu do të kemi më shumë paqe dhe begati për të gjithë.

Ndërkohë, Presidenti i Konferencës Ipeshknore George Fredo kujtoi rëndësinë e politikës në vëndimmarrje për të qenë më afër paqes, ndërsa nuk la pa përmendur aktualitetin në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta....-flet-paqe-shtet-te-

Show more
0 Comments sort Sort By

Up next