Up next


Rama për artin dhe politikën në SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

0 Views
Makestube
17
Published on 08/25/22 / In News Channel

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Ne forumin botëror te lidershipit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, kryeministri Edi Rama shpjegoi vizionin e tij per Ballkanin. Shefi i qeverise mori shkas nga tema ?Arti dhe politika? per ta sjelle veprimin politik përmes gjuhes se artit dhe ngjyrave te pikturës.?Tabloja që unë kam të një Ballkani të ri, një Ballkan në paqe dhe i begatë, i cili të jetë me siguri një hapësirë që s?ka ekzistuar kurrë më parë, nënkupton dialog të madh që përfshin partnerë origjinalë, ose kundërpalë siç është arti, dhe zgjedhjet shumëfishohen, vizioni zgjerohet dhe hapja në korridoret e politikës bëhet më e thellë se kurrë. Kur bëj një pikturë a vizatoj diçka në axhendën time, vjen një pikë kur përfundon. Puna ka mbaruar. Ndërkohë, në politikë tabloja nuk përfundon kurrë tërësisht. Në çdo hap përballemi me zgjedhje që duhet të bëjmë, ashtu sikurse artisti. Kjo apo ajo ngjyrë, ky apo ai penel.?Gjate fjalës se tij kreu i qeverise Edi Rama ka shpjeguar te mirat e nje kryeministri artist apo artisti kryeministër. Per shefin e ekzekutivit shqiptar edhe peneli i politikes ka ngjyra me te cilat ai synon te ndryshoje imazhin e vendit.?Unë kam qenë artist, akoma më pëlqen të pikturoj dhe të vizatoj, vetëm se kam më pak kohë. Por edhe në politikë, përpiqem gjithnjë të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin që të bëhet, të ndjej si e duam që të ndryshojë në një hap me botën rreth nesh. Me këtë nuk dua të them se të gjithë kryeministrat duhet të jenë artistë, përkundrazi, është mirë që politika të mbledhë njerëz me background-e të ndryshme. Besoj se aftësitë që kemi në një fushë mund të na ndihmojnë ose të na pengojnë në një tjetër, edhe pse pavarësisht gjithçkaje artisti brenda meje nuk rri asnjëherë i qetë.?Kreu i qeverise Edi Rama ndodhet ne Shtete e Bashkuara te Amerikës ne forumin botëror te lidershipit, i cili zhvillohet me iniciativë te Organizatës për Politikë të Jashtme.

Show more
0 Comments sort Sort By

Up next