ANSA: Nacionalizmi i Berishës - Vizion Plus - News - Lajme

0 Views
Makestube
17
Published on 08/26/22 / In News Channel

Shënimi i 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nuk është lënë në harresë as nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë pasqyruar këtë ditë të rëndësishme të shqiptarëve.<br />Por, agjencia italiane e lajmeve "Ansa" i ka parë në një tjetër këndvështrim festimet në Shqipëri. Në një artikull të sotmin, "Ansa" shkruan se vendi ynë po feston 100-vjetorin në një klimë të tensionuar politike. Sipas "Ansa-s", prej ditësh, kryeministri Berisha po bën thirrje për një bashkim etnik kombëtar të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në shtete të ndryshme të Ballkanit, në përpjekje të rigjallërimit të nacionalizmave, që sipas agjencisë italiane, refuzohen nga opozita. "Ansa" i referohet fjalës së kryeministrit dje pasdite gjatë përurimit të shtatores së Adem Jasharit, simbolit të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës. Agjencia Italiane citon Berishën të ketë thënë se të gjithë përfaqësuesit e shqiptarëve në territore etnike janë të angazhuar në krijimin e asaj për të cilën kanë luftuar martirët ndër shekuj, një kombi shqiptar të bashkuar në tokat e tij. Berisha ka shtuar se ëndrra e bashkimit, është ëndrra e vërtetë europiane e kombit, duke iu referuar bashkimit të shqiptarëve në BE. Sipas "Ansa-s" kjo ka ndikuar në tensionimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët dhe është shkaku i refuzimit të ftesës nga ana e Presidentit të Maqedonisë, Ivanov. Agjencia italiane e lajmeve, vë në dukje edhe faktin se ky përvjetor nuk i gjën të bashkuar shqiptarët, duke theksuar edhe festimet e ndara të mazhorancës e opozitës.<br /><br />Marking the 100th anniversary of Albania's independence is not forgotten as international media, which reflect this important day of Albanians.<br />But Italian news agency "Ansa" has seen in a different perspective in Albania celebrations. In an article nowadays, "Ansa" writes that our country is celebrating its 100th anniversary in a tense political climate. According to the "Ansa-s", for several days, Prime Minister Berisha is calling for a union of all national ethnic Albanians living in different countries of the Balkans, nationalism revitalization efforts, according to the Italian agency, rejected by the opposition. "Ansa" refers to the prime minister's speech yesterday during the inauguration of statue of Adem Jashari, a symbol of resistance of Kosovo Albanians. Italian agency quoted Berisha as saying that all representatives of the Albanian ethnic territories are engaged in the creation of what we have fought martyrs through the centuries, an Albanian nation united in its lands. Berisha added that union dream, European dream is true of the nation, referring to the unification of Albanians in the EU. According to the "Ansa-s" this has resulted in increasing Albania's relations with its neighbors and is the cause of the rejection of the invitation by the President of Macedonia, Ivanov. Italian news agency, notes the fact that this anniversary finds no united Albanians, stressing separate celebrations of the majority of the opposition.

Show more
0 Comments sort Sort By