Blackberry ofron shërbimin
http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kriza dhe humbjet e vazhdueshme bëjnë që kompania e njohur e celularëve "BlackBerry" të dorëzojë një nga armët e saj më të forta dhe që e bënte të dallonte nga të tjerët, shërbimin e chat-it, "BBM". Duke nisur nga kjo fundjavë, shërbimi "BlackBerry Messenger" do të mund të shkarkohet edhe në sisteme të tjerë operimi, si ato të "Apple" apo të pajisjeve "Android" dhe jo vetëm në telefonat që përdorin sistemin "Windows". Lëvizja e kompanisë së njohur vjen pak pasi gazeta amerikane "Wall Street Journal" njoftoi se "BlackBerry" do të shkurtojë 40 për qind të stafit deri në vitin 2014. Zgjerimi i shërbimit "BBM" edhe në sistemet e tjera, shihet nga ekspertët si një lëvizje e zgjuar, që kompania të rigjenerohet, në një kohë kur po vuan konkurrencën e fortë të telefonave të tjerë të mençur, si ato të "Apple" apo "Samsung". "BBM", që në thelb është i ngjashëm me "Whatsapp", ishte një shërbim i ofruar ekskluzivisht nga kompania "BlackBerry". Ofrimi i "BBM"-it nuk do të sjellë fitime ekonomike, përkundrazi mund t'i kushtojë kompanisë. Por kjo bëhet për të treguar që "BlackBerry" është ende i vlefshëm në treg.